Dëmtim i rëndë për Armando Sadikun në miqësoren që Levante zhvilloi dje kundër skuadrës holandeze, Herenven.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u aktivizua në pjesën e dytë, por në minutën e 70-të doli i dëmtuar nga fusha. Klubi i Levantes ka konfirmuar se dëmtimi i pësuar nga lojtari ka qenë në gjurin e majtë.
Mirëpo, bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë dhe tashmë Sadiku rrezikon disa muaj larg fushave. “Dyshohet se Sadiku ka një dëmtim të rëndë në gjurin e majtë.
Shkalla e tij do të përcaktohet më saktë pas testeve të detajuara mjekësore”, shkruhej ndër të tjera në sqarimin që klubi spanjoll bënte për shqiptarin.
Ky dëmtim vulos momentin “jo” të Sadikut, që prej javësh përflitej se do të largohej nga Levante. Në miqësoret e fundit të Kombëtares sulmuesi nuk u grumbullua, ndërkohë që tashmë dëmtimi i tij është goditje e rëndë për kuqezinjtë në prag të Ligës së Kombeve, teksa ndeshja e parë do të luhet më 7 shtator kundër Izraelit./Panorama sport
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...