Një automjet është përplasur me një turmë tifozësh në një nga rrugët e qytetit të Moskës.
Makina, që autoritetet ruse thonë se është e një agjencie shërbimi taksish plagosi tetë tifozë.
Vendi i ngjarjes u mësy menjëherë nga forca të shumta policore dhe ato antiterror. Policia ruse paraprakisht përjashton pistën e një sulmi terrorist.
Në mediat vendase thuhet se drejtuesi i makinës, një shtetas rus, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me turmën e njerëzve. Nga të dhënat e para, sipas mediave ruse, dyshohet se ai ishte në gjendje të dehur.
Personat e plagosur janë shoqëruar menjëherë në spital, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.
Autoritetet ruse të sigurisë janë vënë në gjendjen e gatishmërisë më të lartë për të shmangur sulmet terroriste, ndërkohë që akti në fjalë mbërrin pak orë pasi Departamenti Amerikan i Shtetit paralajmëroi qytetarët amerikanë për mundësinë e sulmeve terroriste gjatë ditëve në vijim të botërorit.
Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Boll...
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...