Rudiger shokon me kërkesën e tij për pagë, kërkon të bëhet lojtari më i paguar te Chelsea

22:26 | 24 Shtator 2021

Antonio Rudiger ka kërkuar që të bëhet mbrojtësi më i paguar ndonjëherë, duke kërkuar për rinovim pagë prej 466 mijë euro në javë.

Mbrojtësi 28-vjeçar i Chelseat, është një nga figurat më me ndikim brenda skuadrës që u shpallën kampion të Evropës, por është jashtë kontratës në fund të sezonit.

Bayern Munich dhe Juventus, duan ta marrin yllin gjerman falas, dhe të dy ekipet janë të etura për shërbimet e tij.

Por paga e kërkuar nga ai mund të bëjë që edhe këto dy klube të mëdha të heqin dorë

Rudiger që është i preferuar i tifozëve, po i mban opsionet e tij të hapura pasi atij ia ofruan një marrëveshje të re nga Chelsea me vlerë vetëm 151 mijë euro në javë.

Gjermani dëshiron të bëhet lojtari më i paguar në skuadër duke e kaluar edhe Romelu Lukakun.

Mbetet të shihet se a do të vijë ndonjë skuadër që do të ofrojë atë shifër për të. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara