Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Donat Rrudhani është njëri nga lojtarët që pritet të largohet nga skuadra zvicerane Young Boys.
Mesfushori dardan, nuk është më në planet e skuadrës elite të Zvicrës, dhe është në mesin e lojtarëve që pritet të lirohen nga skuadra.
Sipas raportimit të portalit “4-4-2.ch”, trajnerët po planifikojnë të reduktojnë numrin e lojtarëve në skuadër, pasi grupi aktual është ende shumë i madh.
Në këtë kuadër, pritet që gjatë kësaj vere të largohen katër lojtarë: Meschack Elia, Kastriot Imeri, Noah Persson dhe Donat Rrudhani.
“BSC Young Boys po përgatitet intensivisht për sezonin e ri, ndërsa skuadra kërkon të përmirësohet duke përqendruar forcat në lojtarët më të nevojshëm dhe duke ndërtuar një ekip më të balancuar dhe konkurrues”, shkruan portali zviceran.
Rudhani është pjesë e Young Boys nga viti 2022, mirëpo në dy sezone ka luajtur huazim tek Lausanne dhe Luzern./Arbresh.info
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...