Çmimi i Madh i Meksikës në Botërorin e Formula 1 nuk është në rrezik, pavarësisht tërmetit të fortë që tronditi vendin.
Autodromi “Hermanos Rodriguez”, ku në 29 tetor është parashikuar të zhvillohet ndalesa e 18 e këtij Botërori, në fakt nuk ka pësuar dëme nga lëkundjet sizmike, lajm që u konfirmua nga shefi i marketingut të kësaj gare, Rodrigo Sanchez, shkruan Top Channel.
“Pista në të cilën do të garohet në Formula 1 nuk ka pësuar asnjë lloj dëmi nga tërmeti. Ajo dhe strukturat e tjera janë inspektuar dy herë deri tani dhe gjithçka është në rregull. Gjithsesi, do të vazhdojmë të monitorojmë situatën, por për momentin asgjë nuk na pengon të organizojmë garën. Do të vijojmë punën që t’u dhurojmë spektakël 135 mijë tifozëve që do të jenë në tribunë”, tha Sanchez.
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...