Ish-futbollisti i Manchester Unitedit u tërhoq nga karriera futbolli-stike menjëherë pas vdekjes së gruas duke u dhënë prioritet tre fëmijëve të tij, përcjellë Arbresh.info.
Njeriu që ishte lider në fushë dhe në kulmin e fuqive të tij, prej ‘gjashtë titujsh të Ligës Premier, një triumf në Ligën e Kampionëve dhe 81 paraqitje me Anglinë’, e kishte pasur të vështirë të përballej me faktin që ishte prind i vetëm, pasi gruaja i kishte vdekur në maj të vitit 2015, nga kanceri.
Ferdinand e ka rrëfyer historinë e tij në një dokumentar të BBC, ku mes tjerash ka treguar se ishte dehur për ta tejkaluar vuajtjen.
“Në fillim pija shumë në orët e vona… Në tre apo katër muajt e parë, në mes të natës pija shumë. Megjithatë, ia dilja të zgjohesha në mëngjes dhe t’i dërgoja fëmijët në shkollë dhe t’i kryeja obligimet tjera”, ka treguar Ferdinand.
Rama takon kryeministrin holandez në Samitin BE-Ballkani Per...
Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtje...
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli përcillet në banesën e fundit...
Kurti njofton nisjen e ndërtimit të urës së tretë mbi Ibër
Trump: Do të ishte nder të takoja udhëheqësin suprem të Iran...
KQZ: Përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme po zhvillohen s...