Qendërmbrojtësi i Napolit dhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka pësuar një tjetër lëndim dhe do të mungojë në ndeshjet e tetorit me kombëtaren dardane.
Sipas “Corriere del Mezzogiorno”, Rrahmani është lënduar gjatë stërvitjes së fundit, duke bërë që të humbasë ndeshjet e Napolit ndaj Milanit, Sporting Lisbonës dhe Genoas.
Në radhët e Kosovës, mungesa e tij do të ndihet në duelet kundër Sllovenisë dhe Suedisë. Parashikimet e para flasin për një rikthim të mundshëm më 18 tetor, në ndeshjen e Napolit ndaj Torinos.
Kujtojmë se Rrahmani sapo ishte kthyer në stërvitje pas një lëndimi të mëparshëm, të pësuar në ndeshjen e Kosovës kundër Zvicrës më 5 shtator.
Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë
Sot bëhen homazhe në nderim të Rexhep Qosjes
Sot varroset i riu që humbi jetën në vendin e punës