Napoli dje ka luajtur miqësoren e dytë nën drejtimin e trajnerit të ri Antonio Conte, ku triumfuan 3-0 ndaj Mantovas.
Pas ndeshjes për OneFootball, mbrojtësi i Napolit dhe kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ka dhënë një intervistë të shkurtër, shkruan Arbresh.info.
Mbrojtësi kosovar theksoi se ka ndryshuar gjithçka që nga ardhja e trajnerit të ri.
“Punë tjetër, secili trajner ka metodën e tij të punës, ne bëmë atë që ai u përpoq të mësonte. Duhet të përgatitemi mirë për fillimin e kampionatit”, tha fillimisht Rrahmani.
Tutje ai theksoi se me Conten skuadra ka më shumë energji dhe vëmendje në stërvitje.
“Ai na jep shumë energji, ai na bën të kemi vëmendje në stërvitje dhe në atë që ai kërkon. Kemi më shumë tension, por kjo na bën më të koncentruar”, shtoi tutje mbrojtësi i Napolit.
Conte u zyrtarizua si trajner i Napolit muajin e kaluar duke iu dhënë fund telasheve që patën napoletanët me shefin e shtabit teknik sezonin që lamë pas./Arbresh.info
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdek...
Policia e konfirmon: Dy gra nga Shqipëria vdiqën në aksident...
Sulmuan dy zyrtarë policorë, arrestohen të dyshuarit në Zheg...
Një burrë gjendet i vdekur në banesën e tij në Prizren, poli...
Një grua u gjet e shtrirë në tokë pa shenja jete në Prishtin...
Hyrja në Vushtrri në drejtimin për Prishtinë, e bllokuar der...