Legjenda e Manchester United, Wayne Rooney beson se ylli i Barcelonës, Lionel Messi mbetet lojtari më i mirë në botë.
Rooney dhe Cristiano Ronaldo ishin bashkëlojtar te United për pesë vite dhe ishin shumë të rëndësishëm në formacionin e Alex Ferguson, ku dominuan Premierë Ligën dhe fituan Ligën e Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Anglezi ka thënë se Ronaldo është bërë golashënues i madh, por Messi është më i miri në botë.

“Ronaldo nuk ishte i fokusuar në gola, kur filluam të luajmë. Ai dëshironte të bëhej lojtari më i mirë në botë”.
“Cristiano është bërë golashënuesi më i mirë dhe ai me Messi-n janë dy lojtarët më të mirë në histori të futbollit”.
“Pavarësisht miqësisë me Cristiano-n, do të jem me Messi-n”, theksoi ai.
Kujtojmë se Rooney momentalisht është duke luajtur për fanellën e Derby Country./arbresh.info.
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...