Shoqata e Ndërtimit në Kosovë nesër takohet me Ministrin Hoti

21:31 | 21 Prill 2026
E.G

Shoqata e Ndërtimit në Kosovë do të zhvillojë një takim zyrtar me Ministrin për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti.

Sipas njoftimit, qëllimi i këtij takimi është diskutimi i situatës aktuale në sektorin e ndërtimit, me fokus të veçantë në:

– rastet e fundit të humbjeve të jetës në vendin e punës,
– sigurinë dhe shëndetin në punë,
– dhe marrjen e masave konkrete për parandalimin e fatkeqësive në këtë sektor.

Takimi do të mbahet me fillim nga ora 13:00.

Shoqata e Ndërtimit në Kosovë do të paraqesë shqetësimet dhe propozimet konkrete të industrisë, duke synuar një bashkëpunim më të ngushtë me institucionet përkatëse.

“Në këtë drejtim, Shoqata do të luajë një rol aktiv si urë lidhëse mes sektorit të ndërtimit dhe institucioneve shtetërore, me qëllim ngritjen e standardeve të sigurisë dhe mbrojtjen e jetës së punëtorëve.”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale