Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka mbështetur një nismë bamirësie që ka ndihmuar mjekët ushtarakë ukrainas të sigurojnë një automjet pickup, i cili do të përdoret për evakuime dhe misione në zonat e luftës.
Sipas materialit të publikuar, automjeti i është dorëzuar Batalionit të Parë të Veçantë Mjekësor, falë një fushate grumbullimi fondesh ku ka qenë e përfshirë edhe mbështetja e artistes.
Mjeti pritet të shërbejë në operacione emergjente, duke ndihmuar ekipet mjekësore të lëvizin më shpejt dhe më sigurt në terren, sidomos gjatë evakuimit të të plagosurve.
Fondet janë mbledhur gjatë një eventi bamirësie të organizuar nga Service95, platforma e themeluar nga Dua Lipa. Më pas, paratë janë transferuar te Driving Ukraine, një organizatë që merret me përshtatjen dhe modifikimin e automjeteve për nevojat e mjekëve dhe të ushtrisë në Ukrainë.
Në një reagim në Instagram, pjesëtarë të njësisë mjekësore e kanë përshkruar ndihmën si një surprizë pozitive, duke shkruar: “Shanset që Dua Lipa të ndihmonte në ngritjen e fondeve për një automjet për njësinë tonë nuk ishin të mëdha… por nuk ishin asnjëherë zero”.
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...