Ndonëse në vitet e fundit të karrierës, tashmë 36-vjeçar, Cristiano Ronaldo nuk dëshiron t’i varë atletet pa shkruar emrin e tij me germa të arta në listën e çdo rekordi të mundshëm në botën e futbollit.
Pasi këtë sezon po thyen rekord pas rekordi me Juventusin, e kaloi edhe legjendën, Pele, CR7 synon tani të bëhet golashënuesi më i mirë në histori të futbollit në nivel përfaqësuesesh.
Ai deri më tani ka shënuar 101 gola me Portugalinë dhe është larg legjendës, Ali Daei 8 gola.
Daei me Iranin ka shënuar gjatë karrierës 109 gola.
Dikur, shifra të tilla dukeshin të paarritshme, por CR7 është shumë shumë afër që të thyejë edhe këtë rekord.
Tri sfidat e radhës ku Ronaldo synon të shënojë sa më shumë gola janë kundër Azerbajxhanit, Serbisë dhe Luxemburgut. /Gazeta Express/
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...