Ronaldo realizon tjetër gol, Al Nassr afër titullit kampion

22:24 | 29 Prill 2026
D.H

Cristiano Ronaldo po vazhdon formën e jashtëzakonshme me fanellën e Al Nassr. Ai ka qenë edhe protagonist në fitoren e skuadrës së tij ndaj Al Ahlit me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 30-të në elitën e futbollit saudit.

Portugezi realizoi në minutën e 76-të golin e avantazhit pas një asistimi nga Joao Felix, shkruan Arbresh.info.

Ky ishte goli i tij i 25-të në kampionatin saudit këtë edicion. Derisa ka qenë goli i 970 në karrierë dhe tani është vetëm 30 realizimi larg shifrës jubilare.

Ndërkohë, Coman u përkujdes për rezultatin 2-0.

Kjo fitore e afron Al Nassr me titullin kampion ku tashmë janë të parët me 79 pikë, 71 ka Al Hilal i dyti por ka një ndeshje më pak.

Deri në fund të këtij edicioni kanë mbetur edhe katër xhiro. Ronaldo kërkon trofeun e tij të parë me këtë skuadër, derisa Al Nassr synon rikthimin e titullit pas shtatë vitesh./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale