Luka Modric është shpallur si futbollisti më i mirë në Evropë për vitin 2018.
Ylli kroat ndihmoi Real Madridin për ta fituar Ligën e Kampionëve, por pati paraqitje të jashtëzakonshme edhe në Kampionatin Botëror Rusia 2018, duke çuar Kroacinë deri në finale.
Por kundër këtij vendimi të UEFA-s, ka dalë edhe menaxheri i CR7, Jorge Mendes.
“Është qesharake ky çmim, një turp. Cristiano shënoi 15 gola duke çuar Realin drejt fitimin të Ligës së Kampionëve”, tha Mendes.
Kundër këtij vendimi të UEFA-s, ka qenë edhe drejtori i Juventusit, Giuseppe Marotta.
“Nuk e prisja një gjë të tillë por duhet ta respektojmë”.
“Ky çmim shkon për paraqitjen në Ligën e Kampionëve dhe jo në Kupën e Botës, dhe besojmë se e meritonte Cristiano Ronaldo pas emocioneve që na ka dhuruar”.
“Nuk dua t’i heq ndonjë gjë vendimit të jurisë,trajnerëve apo gazetarëve, por nëse do të votoja unë do t’ia jepja Ronaldos”, tha Marotta.
Kujtojmë që Ronaldo edicionin e kaluar ishte i pandalshëm për Realin në Ligën e Kampionëve duke shënuar 15 gola. /Telegrafi/
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...