L’Equipe raporton se Roma po ndjek me vëmendje mesfushorin e RB Leipzig, Amadou Haidara, kontrata e të cilit skadon në fund të këtij sezoni.
27-vjeçari, ndërkombëtar nga Mali, ka dalë nga akademia e RB Salzburg para se të transferohej te RB Leipzig në janar të vitit 2019 për 19 milionë euro. Ai është lidhur gjithashtu me një kalim të mundshëm te Paris FC, me një çmim që llogaritet rreth 20-25 milionë euro.
Gazeta franceze thekson se, ndonëse Roma po shfaq interesim, Paris FC mbetet favorit për transferimin, pasi RB Leipzig është gjithashtu aksioner minoritar në klubin e Ligue 1.
Haidara zhvilloi 40 paraqitje zyrtare për RB Leipzig sezonin e kaluar, duke dhënë dy asistime.
Ndërkohë, Roma është duke finalizuar shitjen e anësorit ofensiv Ola Solbakken te Nordsjaelland, pas eksperiencave të tij si i huazuar te Olympiacos, Urawa Reds dhe Empoli. Sipas Tuttomercatoweb dhe Tipsbladet, ai do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2029 dhe shitja vlerësohet rreth 1 milion euro.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...