Edhe pa u hapur zyrtarisht merkatoja e janarit, Roma ka lëvizur me vendosmëri dhe ka realizuar goditjen e parë të rëndësishme në tregun e transferimeve.
Giallorosët kanë arritur marrëveshje të plotë për shërbimet e sulmuesit holandez Joshua Zirkzee, i cili pritet të rikthehet në Serie A pas një viti e gjysmë të kaluar te Manchester United. Marrëveshja me lojtarin ishte e mbyllur prej kohësh, ndërsa tani është finalizuar edhe akordi mes dy klubeve.
Roma do të paguajë 5 milionë euro për huazimin e Zirkzees, me një detyrim blerjeje prej 35 milionë eurosh që aktivizohet në rast se klubi siguron një vend në zonën e Ligës së Kampionëve. Sulmuesi shihet si profili ideal për të udhëhequr repartin ofensiv në gjysmën e dytë të sezonit.
Megjithatë, Roma nuk ka ndërmend të ndalet vetëm me afrimin e holandezit. Klubi kryeqytetas ka hyrë në bisedime të avancuara me Atletico Madridin për Giacomo Raspadorin.
Sulmuesi italian tashmë ka dhënë pëlqimin për transferimin në Olimpico, ndërsa dy klubet janë në fazën e negociatave për formulën dhe shifrën përfundimtare të marrëveshjes.
Përveç përforcimeve në sulm, Roma po punon edhe për mbrojtjen. Objektivi kryesor është mbrojtësi francez Axel Disasi, për të cilin po kërkohet një huazim nga Chelsea.
Londinezët nuk e kanë në planet e tyre për pjesën e mbetur të sezonit dhe lojtari është i hapur për një largim, me Romën që aktualisht shihet si destinacioni më i mundshëm.
Roma synon të ndërtojë një skuadër konkurruese në të gjitha repartet, me objektivin për të siguruar një kthim në Ligën e Kampionëve dhe për të qenë protagoniste në pjesën e dytë të sezonit. /Telegrafi/
Rusia vijon përparimin, trupat ukrainase tërhiqen nga qyteti...
Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni policinë
Ramush Haradinaj premton ujë të pijshëm dhe energji lokale p...
‘Bomberi’ dardan, Fisnik Asllani futbollisti më ...
Gjiganti anglez tërhiqet nga gara për Semenyon, vazhdon R...
Rrahmani shkëlqen në stinorin vjeshtor tek Sparta, top golas...