E ardhmja e Emanuele Ndojit është padyshim në Serinë A.
Këtë e tregon fakti se janë të shumta klubet që janë të gatshme të afrojnë mesfushorin e talentuar të Breshias, i cili së fundmi është bërë edhe pjesë e përfaqësues U-21 të Shqipërisë.
Për Ndojin është folur prej kohësh për një interesim të Bolonjës, që ka një akord parimor me Breshian për transferimin e tij. Por së fundmi ka dalë në skenë një hipotezë mjaft interesante për lojtarin shqiptar.
Skuadra e Romës, pjesë e të cilës ai ka qenë në të kaluarën, kërkon të rimarrë futbollistin. Roma e shiti Ndojin një vit më parë për 1,2 milionë milion euro te klubi i Serisë B. Por me sa duket, në kontratën e tij ka një klauzolë riblerje që i jep prioritet Romës ndaj çdo klubi tjetër.
Sipas mediave italiane, verdhekuqtë janë gati ta ushtrojnë këtë të drejtë dhe të sigurojnë përsëri kartonin e futbollistit shqiptar, për të cilin parashikojnë një të ardhme të garantuar në elitën e futbollit shqiptar. Megjithatë, ai pritet që të jepet në huazim nga kryeqytetasit në edicionin e ardhshëm, në një prej skuadrave të sapongjitura në Serinë A, ku ai mund të ketë më shumë hapësira aktivizimi.
KDI: Sfidë e vazhdueshme qasja në dokumentet publike të komu...
Rama nuk tërhiqet, nisin sërish punimet në sheshin “Xh...
Sulmi me tre të vrarë në Suedi, arrestohet një adoleshent
Deklarohet u.d i drejtorit të QKUK-së pas shpërthimit në vet...
Policia në Skenderaj arreston dy persona të dyshuar për armë...
Krasniqi bën homazhe në Prekaz: llaz Kodra qëndron në themel...