Frank de Boer është duke menduar transferimin tronditës të ish sulmuesit të Arsenalit dhe Manchester United, Robin van Persie.
Holandezi dëshiron të kryej transferimin e tij të parë qysh pas emërimit si trajner i Crystal Palaces javën e kaluar duke nënshkruar me bashkëkombësin e tij, transmeton portali arbresh.info.
Van Persie aktualisht luan te gjiganti turk Fenerbahce, por është duke kërkuar largimin nga klubi këtë verë. 33-vjeçari tashmë i është ofruar klubeve si Stoke City dhe West Hami, por dyshja refuzuan mundësinë për të nënshkruan me fituesin e Premierë Ligës.
Van Persie bëri 14 paraqitje në ligë sezonin e kaluar, por Fenerbahce është në merkato për një sulmues të ri dhe nuk e sheh veteranin si pjesë të planeve për skuadrën e tyre të parë.
Bazuar në ‘Mirror’, Palace tashmë ka shtruar një ofertë për t’i ofruar atij rikthimin në futbollin anglez. De Boer beson që Van Persie do të jetë një figurë e rëndësishme në dhomën e zhveshjes dhe mund të jetë vital në sezonin e ardhshëm që pritet të jetë edhe më i vështirë.
Sulmuesi ka shpenzuar dy sezone në Turqi duke shënuar në përgjithësi 25 gola në ligë./arbresh.info
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...