Haxhi Krasniqi mezi po pret që të zbresë në ring në tokën e prindërve të tij, aty ku u lind dhe ku u rrit.
Ish-kampioni i botës në boksin profesionist thotë se populli shqiptar e ka merituar një mbrëmje të madhe boksi si ajo e 5 gushtit.
Junikasi po bëhet gati për meçin e radhës, i cili do të mbahet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“Si bir i prindërve shqiptarë, si fëmijë i luftës në Kosovë dhe si kampioni i parë botëror, me prejardhje shqiptare, në boksin profesionist, gjithmonë e kam ndjerë obligim të bëj një mbrëmje të madhe të boksit në Prishtinë dhe tani ka ardhur koha, të dashur fansa dhe miq! Luftën e radhës do ta bëj në stadiumin e futbollit të Prishtinës (Stadiumi Fadil Vokrri) më 5 gusht 2023, duke i ofruar një Event të madhë atdheut tim. Unë po e pres me padurim këtë mbrëmje dhe shpresoj që të kem bërë të lumtur edhe shumë prej jush miq të dashur. I juaji, R. K.”, ka shkruar Krasniqi. /GE/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...