Mbrojtësi i Liverpoolit, Andy Robertson beson që klubi ka transferuar një lojtarë me kualitet të madh.
Sulmuesi i RB Salzburg, Takumi Minamino dje i kompletoi testet mjekësore te “Reds” ndërsa me 1 janar do të bëhet lojtari i kampionit të Evropës, transmeton portali arbresh.info.
Robertson ka thënë se ka dëshirë të luaj se bashku me japonezin, pasi në ndeshjet e kaluar kishte vështirësi për ta ndalur.

“Ishte vështirë të luajë ndaj tij. Ishte lojtari kryesor, sidomos në Anfield që na shkaktoi probleme”
“Kur ishim 3 – 0, filloi të kontrollojë ndeshjen. Shënoi dhe asistoi. Në dy ndeshje kundër neve ishte i mirë. Në ndeshjet e tjera nuk e kam shikuar”
“Do jetë i mirëpritur dhe jam i sigurt që do jetë lojtar fantastik. Do sjell kualitet në skuadër”
Minimano i kushtoi kampionit të Evropës 7.5 milionë euro./arbresh.info.
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh