Riyad Mahrez së shpejti mund të luaj futboll në një klub së bashku me yjet si Cristiano Ronaldo dhe Aaron Ramsey.
Kështu raporton tabloidi The Sun, i cili pretendon se Juventusi është i interesuar për të nënshkruar gjatë merkatos së ardhshme me reprezentuesin algjerian, transmeton portali arbresh.info.
28-vjeçari ka pasur probleme në Manchester City nën udhëheqjen e trajnerit Pep Guardiolas qysh pas arritjes së tij në stadiumin Etihad për një tarifë prej 60 milionë funta nga Leicester City.
Ai ka finalizuar vetëm katër ndeshje me 90 minuta në fushë në Premierë Ligë dhe nuk ka luajtur për asnjë minutë të vetëm në kompeticonin kryesor në Angli gjatë muajit janar.
Si pasojë e kësaj, tabloidi i lartpërmendur pretendon se Mahrez mund të kaloj gjatë merkatos verore te kampioni i Italisë./arbresh.info/
Në Gjenevë ka nisur rundi i tretë i bisedimeve mes Rusisë e ...
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave