Monchi beson se rivalët e Romas mund të kenë frikë nga ata tani pas eliminimit të Barcelonës mbrëmjen e së martës nga Liga e Kampionëve.
Roma u rikthye nga disavantazhi prej 4 me 1 duke mposhtur Barcelonën me rezultat 3 me 0 në ndeshjen kthyese të çerekfinales për të vazhduar tutje falë golit të realizuar si mysafirë, transmeton portali arbresh.info.
Pas ndeshjes, Monchi ka folur për krenarinë e tij në “Giallorossët” në finalizimin e kthesës.
“Nesër ne do të fillojmë të përgatitemi për derbi, më pas do të shohim se si shkon shorti”, ka thënë drejtori sportiv për ‘Roma TV’.
“Është vështirë të thuash se cili rival do të jetë më i mirë. Dy hapa në Kiev? Ndoshta. Katër skuadra mund të ëndërrojnë dhe Roma është njëra prej tyre”
“Ndoshta të tjerët do të kenë frikë nga Roma tani”
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj