“Buffoni përjeton sërish të njëjtin ankth, PSG eliminohet”, është titulli i edicionit të sotëm (e enjte) të gazetës Corriere della Sera për rezultatet e Ligës së Kampionëve.
E gjithë ngjarja është ripërsëritur për Buffonin, i cili është eliminuar sërish nga një penalti në sekondat e fundit të ndeshjes, transmeton portali arbresh.info.
Kështu ndodhi një vit më parë te Juventusi kundër Real Madridit në çerekfinale, kur atëherë Cristiano Ronaldo shënoi penalti në minutën 97′.
Dje ishte Rashford që shënoi në minutën e 94′ duke i rrëmbyer një fitore me rezultat 3 me 1 për t’i dhënë fund ëndrrës së PSG-së në Ligë të Kampionëve.
Dallimi për Buffonin është që këtë herë penaltia ishte dhënë pas shfrytëzimit të teknologjisë VAR dhe nuk kishte shumë për tu diskutuar. Sidoqoftë, ëndrra e tij për Ligë të Kampionëve është shkatërruar sërish./arbresh.info/
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...