Real Madrid ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të rrethit të 1/16 së finales në kuadër të Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt në “Etihad Stadium”.
Gjithçka nisi më mirë për vendasit ku Erling Haaland shënoi në minutën e 19-të, shkruan Arbresh.info.
Rezultati u barazua pas një ore lojë ku Mbappe barazoi.
Por dhjetë minuta para fundit City fitoi një penallti dhe në gol e konkretizoi Erling Haaland.
Si zakonisht Reali është “mbret” i përmbysjeve dhe këtë e tregoi edhe sonte. Gjashtë minuta pas golit që pësoi barazoi rezultatin sërish me anë të Brahim Diazit.
Ndërkohë fitoren e arriti në minutën e dytë shtesë me një gol të Jude Bellinghamit.
Ndeshja e kthimit luhet të mërkuren e ardhshme./Arbresh.info
Sot festohet Kurban Bajrami
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...