Superliga e Kosovës do të rikthehet sot në aksion me një super takim që fillon në ora 14:00.
Kampioni në fuqi, Drita do të jetë nikoqir i Trepçë ’89 për përballjen që luhet si zëvendësim i planprogramit të javës së dytë.
Gjilanasit nuk mund të zhvillonin këtë takim më herët, pasi ishin duke luajtur për parakualifikimet e Ligës së Evropës.
https://www.facebook.com/dritafcofficial/posts/1231854190532410
Derisa rrugëtimi i tyre përfundoi para kohe, Drita është rikthyer me gjithë fokusin në elitën e futbollit kosovar, për ta mbrojtur titullit.
Vendasit kanë zhvilluar tashmë dy ndeshje dhe kanë po aq fitore, duke u renditur në vendin e katërt.
Në anën tjetër, Trepça ’89 ka zhvilluar katër ballafaqime dhe ka dy fitore dhe dy humbje me pikë të njëjta me Dritën, por në pozitën e gjashtë./telegrafi
https://www.facebook.com/KFTrepca89/posts/1790205181127197
Kurti bëri homazhe te varri i heroit Bahri Fazliu
Parandalohet kontrabandimi i dy telefonave në Qendrën e Para...
“Mos e lejoni askënd të na ndajë”, Hamza i bën t...
“Hantavirusi, asnjë rast në Shqipëri”, Ministria e Shëndetës...
Kurti pret përfaqësuesen e UNHCR-it, temë refugjatët dhe per...
Operacion antimafia në Napoli, 14 të arrestuar të lidhur me ...