Anglia është kualifikuar mbrëmë në çerekfinale duke triumfuar 2-1 falë një rikthimi të rezultatit ndaj Sllovakisë.
Declan Rice ka qenë njëri nga më të mirët në fushë me kombëtaren e Anglisë, madje duke goditur njëherë edhe shtyllën, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes ai ka thënë do të vazhdojnë të bëjnë maksimumin për të triumfuar në këtë event, po ashtu u ndal edhe tek goli i Jude Bellinghamit.
“Ne do të vazhdojmë garën dhe do të tentojmë për të marrë maksimumin, do të luftojmë si një trup i vetëm, kështu siç bëmë ndaj Sllovakisë. Është një nder i madh të jem pjesë e Anglisë. Goli i Bellingham? Nëse unë do të tentoja të shënoja në mënyrën e Bellingham, me siguri që do të thyeja shpinën. Ai zhvilloi një ndeshje të madhe, dhe ai gol ishte shumë i veçantë”, tha mesfushori i Arsenalit.
Teksa folur edhe në lidhje me kritikat ndaj trajnerit Gareth Southgate.
“Ne jemi të bashkuar, do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur trajnerin dhe njëri-tjetrin”, u shpreh Rice.
Anglia në çerekfinale luan ndaj Zvicrës./Arbresh.info/
Marta Kos bën thirrje për kompromis politik në Kosovë
Konfiskohet armë e municion në disa lokacione, 6 të arrestua...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Edhe 14 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezultatet e...
Perez njofton trajnerin e ri të Realit pasi fitoi zgjedhjet:...
UNESCO fut Liqenin e Shkodrës në Rrjetin Botëror të Rezervav...