Super agjenti Wagner Ribeiro ka pranuar se çmimi i sulmuesit Neymar do të bie vitin e ardhshëm.
Barcelona ka tentuar gjatë gjithë verës për të arritur një marrëveshje me PSG-në për ish sulmuesin e tyre, por merkato e transferimeve u mbyllë dhe Neymar është ende në Paris, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Ribeiro thotë se negociatat do të bëhen më të lehta gjatë vitit të ardhshëm.
“Në merkaton e ardhshme, skenari do të jetë ndryshe”, ka thënë Ribeiro për GlobeEsporte.
“Në dy vitet e para çmimi do të mbetej i njëjtë për shkak të investimeve. Duke filluar nga sezoni i tretë, aty do të ketë një zbritje të sasisë që ata do të paguajnë. Ata paguan 222 milionë euro, prandaj në çdo vit pas dy viteve të para, sasia bie për 20 për qind”
Me fjalë të tjera, Neymar verën e ardhshme do të jetë në dispozicion për 177.6 milionë euro./arbresh.info/
Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të...
Kupchan thotë se Kosova më përpara mund të bëhet anëtare e N...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë