Duelet e të mërkurës në Ligën e Kampioneve, kanë krijuar një tabelë pak më të qartë për renditjen e përgjithshme teksa kanë çuar në 18 numrin e skuadrave të kualifikuar për në fazën tjetër të turneut.
Milan, Feyonord, Borusia Dortmund, Bayern Munich, Real Madrid, Juventus dhe Celtic u janë bashkuar sot Liverpoolit, Barcelonës, Atletico Madrid, Atalantës, Arsenalit, Bayer Leverkusenit, Interit, Aston Vilës, Brest, Monaco dhe Lilles që ishin kualifikuar më parë.
Nga këto skuadra, Liverpooli dhe Barcelona kanë siguruar matematikisht praninë në tetëshen e parë, ndërsa për të tjerat do të vendoset vetëm në ndeshjet e fundit.
Sparta Praga, Girona dhe Salzburgu i janë bashkuar Bolognas, Crvena Zvezdës, Sturm Graz, Leipzig, Slovan Bratislava dhe Young Boys si skuadrat të cilat janë matematikisht të eliminuara nga turneu.
Autoritetet gjermane: Irani duhet të ndalojë programin bë...
Nga Korça, Rama mbërrin me helikopter në Vlorë
Diskutimet për Presidentin, Kurti pyetet se çfarë oferte ka ...
AUV tërheq nga tregu ëmbëlsirat xhelatinoze ‘Jelly’ të prodh...
Haxhiu: Thirrja për dy gjyqtarët e Kushtetueses hapet më 26 ...
Pas Abdixhikut, edhe Kurti arrin në Kuvend për takimin