Real Madridi dhe Barcelona do të përballen sërish kokë me kokë të shtunën në Bernabeu.
Rivalët e përbetuar tashmë janë përballur dy herë brenda këtij muaji dhe takimi i fundit mes tyre ka përfunduar 3 me 0 në favor të Barcelonës që siguroi kualifikimin në finale të Kupës së Mbretit, transmeton portali arbresh.info.
Lionel Messi nuk gjeti rrjetën në këtë ndeshje, por ka qenë i jashtëzakonshëm në Madrid në të kaluarën dhe synon të jap një hap tjetër të rëndësishëm Barcelonës drejtë garës për titull në La Liga këtë vikend.
Messi ka në përgjithësi 26 gola të shënuara në El Claisco, vetëm tetë më pak se golashënuesi më i mirë e përballjeve mes dy gjigantëve – Alfredo Di Stefano.
Në ndeshjen e së mërkurës në formë befasuese lojtari dështoi për të shënuar ndërkohë që nuk ka gjetur portën në tetë ndeshjet e fundit në Kupë të Mbretit kundër Madridit, por në ligë gjërat janë ndryshe për shkak se sulmuesi ka shënuar 18 gola dhe ka krijuar nëntë asistime brenda vetëm 24 takimeve, transmeton portali arbresh.info.
Argjentinasi mungoi në takimin e parë të fituar nga Barcelona 5 me 1 në fillim të këtij sezoni, por shënoi në shtëpi dhe si mysafirë kundër ‘Los Blancos’ sezonin e kaluar dhe ka regjistruar katër gola në tri edicionet e fundit në ligë të Clasicos.
Madridi nuk ka qenë i sigurt po ashtu për shkak se Messi posedon një rekord të jashtëzakonshëm me 11 gola në 10 vizitat e tij të fundit në Bernabeu për ndeshjet në kuadër të La Ligas.
Kjo përfshinë edhe një hat-trick në sezonin 2013/14, andaj ‘Los Blancos’ duhet të frikësohen që kjo të mos përsëritet këtë vikend./arbresh.info/
Rrahje masive afër Ferizajt/ Dy persona theren me thikë, sht...
Shpend Ahmeti deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën se nuk...
Begaj përkujton 106-vjetorin e Kongresit të Lushnjës: Moment...
50 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore
Liverpooli përgatit goditjen e madhe, synon yllin e madh ang...