Google ADS

Reali sonte synon trepikëshin te skuadra e Muriqit pas humbjes ndaj Barçës

14:23 | 14 Maj 2025
A Z

Reali sonte synon këndelljen pas humbjes ndaj Barçës

Real Madridi sonte do të tentojë të këndellet nga humbja e El Clasicos së katërt këtë sezon ndaj Barcelonës.

Me grupin e yjeve e lojtarëve të shumtë me eksperiencë, “Mbretërit” do të jenë nikoqirë të skuadrës së Vedat Muriqit, Mallorcas, raporton Klankosova.tv.

Reali synon tre pikë nga kjo ndeshje për të mbajtur gjallë sado pak ëndrrën për titullin e La Ligas, ndonëse 7 pikë larg kreut, rivalit të përbetuar Barcelonës.

Mallorca nga ana tjetër, synim ka garat evropiane, duke u pozicionuar në vendin e nëntë, me pikë të barabarta me Rayo Vallecanon në vendin e tetë, pozitë kjo që çon në kualifikimet për Ligën e Konferencës.

Skuadra e Muriqit hyn në këtë ndeshje pas fitores së arritur xhiron e fundit ndaj Valladolidit.

Lojtari kosovar i ka shënuar në të kaluarën Realit, dhe këtë shpreson se do ta bëjë sërish edhe sonte.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale