Mesfushori ofanziv kolumbian do të mbetet në “Santiago Bernabeu” së paku deri në fund të këtij sezoni
Real Madridi nuk do ta lë James Rodriguezin të largohet gjatë janarit.
Për këtë siguron e përditshmja spanjolle “AS”.
28 vjeçari i ka bërë nëntë paraqitje me ekipin e Zinedine Zidanet këtë sezon, ndërsa klube të ndryshme evropiane janë të interesuara për shërbimet e tij.
Mirëpo, gjiganti madrilen duket se nuk është i gatshëm ta lë ish-futbollistin Monacos dhe Bayern Munichut të largohet nga “Santiago Bernabeu” gjatë janarit.
E verën e ardhshme, përfaqësuesi kolumbian gjithsesi pritet të largohet nga Madridi. /Gazeta Express/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026