Real Madridi ka marrë fitoren e dytë radhazi në La Liga, duke triumfuar bindshëm në udhëtim ndaj Real Oviedos me rezultat 3-0.
Skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso dominoi ndeshjen dhe nuk e vuri asnjëherë në dyshim fitoren, duke arkëtuar tri pikë të plota.
Ylli francez Kylian Mbappe ishte protagonisti kryesor i duelit, duke realizuar dy herë. Në minutën e 37-të, pas një asistimi nga Arda Guler, ai kaloi “Los Blancos” në epërsi, ndërsa në minutën e 83-të dyfishoi shifrat në 2-0. Rezultatin përfundimtar 3-0 e vulosi Vinicius Jr. në kohën shtesë (90+3’).
Pas kësaj fitore, Reali ndan kreun e tabelës me Villarrealin dhe Barcelonën, të cilat kanë gjithashtu nga gjashtë pikë pas dy javësh të para të kampionatit spanjoll.
Moti sot me diell në Kosovë
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane