Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare Miguel Ángel González Suarez, i njohur më mirë si Miguel Ángel, portier legjendar i Realit të Madridit midis viteve ‘70 dhe ’80.
“El Gato” (nofka e tij) vuante nga ALS (Skleroza Laterale Amiotrofike), sëmundje të cilën ia kishte zbuluar publikut që më 17 dhjetor 2022.
Miguel Ángel luajti për klubin e bardhë për 18 sezone, duke u aktivizuar në total në 346 ndeshje. Ai iu bashkua klubit “merengues” në vitin 1967 nga Couto Sports Group.
Konkurrenca e ashpër me Betancort dhe García Remón bëri që të huazohej te Castellón në sezonin e tij të parë. Më pas u kthye, por rolin e titullarit do ta merrte përfundimisht në vitin 1974.
Që atëherë, ai nuk e lëshoi fanellën më numrin 1 deri një dekadë më vonë. Miguel Ángel fitoi 18 trofe, si dhe një trofe Zamora në vitin 1976.
Luajti 18 herë në përfaqësuesen e Spanjës, duke u bërë portieri titullar i ekipit në Kupën e Botës 1978, në Argjentinë. Ai gjithashtu ishte pjesë e grupit që mori pjesë në Kupën e Botës 1982 në Spanjë.
Mirlindi dhe Vesa bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë e...
Luani që mbahej si kafshë shtëpiake në Shqipëri strehohet në...
Chivu kërkon trofe, gati për duelin me Bologna-n
Merz do lejojë përdorimin e aseteve ruse të vendosura në Gje...
Spiropali: Ligji i ri për Diasporën, ridimensionon angazhimi...
Kurti merr pjesë në hapjen e ekspozitës `Kujtesa në fotograf...