60 milionë funte, kjo do të jetë oferta e Realit për Agueron.
Real Madridi nuk është i kënaqur me formën e Karim Benzeman viteve të fundit që ka qenë sulmuesi i padiskutueshëm në ofensivën e Los Blancos dhe në verën e 2018 priten shumë ndryshime.
Sipas asaj që raporton “Don Balon”, Reali ka bërë gati 60 milionë funte për sulmuesin e Manchester City, Sergio Aguero, për ta rikthyer në La Liga, transmeton Gazeta Express.
City gjithashtu është i gatshëm që të heqë dorë nga golashënuesi më i mirë në histori të klubit anglez nëse transferojnë Alexis Sanchezin nga Arsenali.
Zidane e pëlqen Agueron dhe duke parë që edhe Gareth Bale është rrugës për t’u larguar nga “Santiago Bernabeu”, argjentinasi mund të bindet se do të gjejë hapësira në formacionin e Zizu dhe se nuk do ta ketë fatin e Moratas që pavarësisht sezonit mbresëlënës, Zidane sërish preferonte Benzeman.
Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Boll...
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...