Real Madridi ka arritur të shënoj një fitore solide me rezultat 2-0 ndaj Gironës në kuadër të xhiros së 25-të në La Liga.
Ishte fillimisht Luka Modric ai që realizoi një supergol katër minuta para fundit të pjesës së parë, që i dhuroi epërsinë, shkruan Arbresh.info.
Goli i dytë erdhi shtatë minuta para fundit me realizator Vinicius Junior, pas një asistimi nga Kylian Mbappe.
Me këtë fitore ai ka arritur në kuotën e 54 pikëve aq sa ka edhe Barcelona që është liderë. Ndërsa, Girona bie në vendin e 12-të me 31 sosh.
Sfidën e radhës në La Liga, Reali e luan ndaj Betisit në udhëtim kurse Girona e pret në shtëpi Celta Vigon./Arbresh.info
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media
“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar me klubin më të madh n...
Pensionohet Xajë Mustafa, protagonisti i fotografisë që prek...
Prishtina 01 mposht Liqenin dhe arrin finalen për vitin e ka...