Arsenali është duke menduar të shes sulmuesi Alexis Sanchez te Real Madridi në Vitin e Ri për të mos humbur atë falas te Manchester City.
Kontrata e reprezentuesit kilian skadon në fund të sezonit dhe ai është i lirë për të nisur bisedimet me ndonjë klub të huaj në janar para largimit falas nga klubi, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, ai ishte i interesuar për transferim te City verën e kaluar dhe mund vendos për të pritur deri në fund të edicionit aktual para se të pranoj transferimin diku tjetër në mënyrë për të siguruar kalimin në Manchester.
Real Madridi është duke pasur një sezon të dobët duke u bazuar në standardin e tyre dhe transferimi i Alexis Sanchezit do të ishte një shtytje e madhe për kampionin e Evropës.
Arsenali duhet të vendos nëse janë të lumtur për të lënë 28-vjeçarin që të largohet falas ose që të shesin në merkaton dimërore tek një ligë tjetër për të fituar diçka.
Të dy zgjedhjet kanë përparësitë dhe mangësitë e tyre por mbetet të shihet se çfarë do ndodhë në muajin janar./arbresh.info/
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...