Real Madridi është duke u përgatitur për të shkarkuar Santiago Solarin pas eliminimit të tyre në Ligë të Kampionëve nga Ajaxi.
Trajneri i Real Madridit, Solari nisi ndeshjen e së martës në Ligë të Kampionëve kundër Ajaxit duke e ditur që ata duhet të fitojnë për të mbajtur të gjalla shpresat për një sezon të suksesshëm, transmeton portali arbresh.info.
Para kësaj ndeshje në Bernabeu, gjiganti në La Liga kishte humbur tri ndeshje radhazi në shtëpi, përfshirë dy përballjet kundër rivalit të tyre të përbetuar – Barcelonës.
Tifozët e Real Madridit kishin të gjitha shpresat në Ligë të Kampionëve, një kompeticion që ata e kanë fituar në tri vitet e fundit rresht, dhe ata mund t’i ktheheshin fitoreve.
Por, kundër një skuadre të shkëlqyer si Ajaxi, ata pësuan sërish.
Real Madridi nisi ndeshjen kthyese pas fitores 2 me 1 të siguruar në Amsterdam, ku golin e avantazhit e kishte shënuar Marco Asensio. Por, Ajaxi shkatërroi në shtëpi ‘Los Blancos’ duke regjistruar fitore me rezultat 4 me 1.
Tifozët e Real Madridit janë duke u lutur që Solari të largohet tani dhe OK Diario raporton se klubi është duke u përgatitur për të liruar trajnerin nga detyra e tij.
Mësohet se ai ka “zero shanse për të vazhduar në sezonin e ardhshëm”./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.sport/photos/a.269055363615772/565849163936389/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARAH7WVYa2FHVSVPI7NTpV8NLpkDdHIrmYOF2lKUxEVuuA3RUvFvvA5i5-FkpZcRqtxLIBvwWQ6NXMd5nHWfZkenJDTr1vx_I8ytLuywLC-o0eoUq-9vxt0XrytsKH4oNH9NBek8iOXsX09k1Q02VIPxE6mgOU3NgvkQW26rVXZ1Nl47iJj_eeYn6N1rrR1Kf-RPmB3lTnPKBANqTkTHYcFhFLZbGId2Ek01unhtkuoCX5mNjb_sRcd7iLrnrVn_yNSQVX8D5RAd9vD45dVujBGiQkTAW3qTkh1arozJ07TCT_eqe_Y1s5HTOhhvrnnhJ6zza1t8XBXPJVc0D828wtg&__tn__=-R
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...