Real Madridi ka kërcënuar planet e Barcelonës për yllin e Liverpoolit, Philippe Coutinhon.
Reprezentuesi i Brazilit pritet të pranojë një ofertë madhështore në janar nga Barcelona dhe bisedimet nga gjiganti katalunas besohet se kanë shkuar deri në 140 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, ‘El Mundo Deportivo’ thotë se Real Madridi i është futur garës derisa merkato e muajit janar është vetëm disa javë larg. Kontakti me agjentët e Coutinhos, përfshirë Kia Joorabchian, janë bërë dhe shqetësimi i Barcelonës është fuqia financiare e Real Madridit.
Edhe pse ata nuk kanë shtruar ofertë për Liverpoolin, besohet se Real Madridi do të përgatisë diçka superiore për Coutinhon në krahasim me atë që Barcelona është duke ofruar.
Të dy shpresojnë në transferimin e Coutinhos muajin e ardhshëm duke e ditur që çmimi i tij mund të shkoj edhe më lartë nëse ai shkëlqen gjatë verës në Kampionatin Botëror./arbresh.info/
Sindikatat e RTK-së paralajmërojnë protesta për pagën e papa...
Costa: KE ka propozuar mbylljen e tre kapitujve negociues me...
Protesta kundër projektit në Zvërnec vazhdon për të gjashtën...
Roberta Metsola: Procesi i zgjerimit të BE-së po bëhet reali...
ATK mbledh mbi 517 milionë euro tatime në pesë muaj
PZAP gjobit Listën Serbe me 2 mijë euro për shkelje të kodit...