Kylian Mbappe është rikthyer në stërvitje me Real Madridin vetëm dy ditë para përballjes vendimtare ndaj Bayern Munich në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi francez u stërvit normalisht me pjesën tjetër të skuadrës, duke larguar dyshimet për gjendjen e tij fizike pas incidentit në ndeshjen ndaj Gironas, ku pësoi një prerje në kokë pas një dueli ajror.
Pjesëmarrja e tij në seancën e së hënës tregon se problemi është nën kontroll, me stafin mjekësor që vazhdon ta menaxhojë me kujdes, por pa kufizime serioze.
Edhe pse kishte pak frikë se Mbappe mund të mungojë në sfidën vendimtare, një gjë e tillë nuk do ta shqetësojë më trajnerin Alavaro Arbeloa, i cili pritet ta vendosë në formacionin startues.
Kujtojmë, Real Madridi e humbi ndeshjen e parë ndaj Bayern Munichut me rezultat 1-2, andaj duhet një përmbysje e madhe për ta eliminuar gjigantin gjerman, sidomos meqenëse ndeshja kthyese do të zhvillohet në “Allianz Arena”.
Përballja e zjarrtë mes dy gjigantëve evropianë do të zhvillohet të mërkurën nga ora 21:00./Telegrafi/
Hamza: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi do të kthehen faqe...
E kryer, Amir Rrahmani bëhet me trajner të ri – Napoli arrin...
Rizvanolli: Inkasantimi i ujit në veri stabilizoi KRU “Mitro...
Ndërron jetë 17-vjeçari i plagosur me armë zjarri në kokë në...
Netanyahu urdhëron ushtrinë të marrë 70 për qind të territor...
“Në rreshtin e parë”, Fatmir Limaj merr pjesë në tubimin e P...