Trajneri i Brazilit, Tite është shfaqur si një konkurrent për pozitën e trajnerit në Real Madrid.
Tite, i cili është duke u përgatitur për Kampionatin Botëror në Rusi, tani është pjesë e listës së trajnerëve për detyrën në Bernabeu, transmeton portali arbresh.info.
Gazeta spanjolle ‘AS’ thotë që 57-vjeçari është duke u shqyrtuar derisa Real Madridi vazhdon të ketë probleme për gjendjen e një zëvendësuesi të përshtatshëm të Zinedine Zidanes.
Pasi fituan tri herë radhazi trofeun në Ligë të Kampionëve, tani është një punë detyrë e pamundur.
Mauricio Pochettino, i cili është opsioni i preferuar, sapo ka nënshkruar kontratë gjashtë vjeçare te Tottenham Hotspuri, ndërkohë që Massimiliano Allegri i ka refuzuar ata.
Tito ka më shumë se 25 vite eksperiencë në menaxhment, por shumicën prej tyre i kishte shpenzuar në Brazil.
Kalimi i Tites në Madrid mund të jetë një mënyrë për të joshur Neymarin për transferim në Real./arbresh.info/
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...