Trajneri argjentinas, Mauricio Pochettino shihet si ideali për të pasuar francezin Zinedine Zidane në bankinën e Real Madridit.
Zidane ka fituar tre trofe të Ligës së Kampionëve radhazi dhe një titull në La Liga, por ‘magjia’ e tij te Reali po shkon drejt fundit.
Presioni ndaj trajnerit francez u rrit këtë javë pasi skuadra e tij u mund nga Shakhtar Donetsk në Ligën e Kampionëve dhe rrezikon seriozisht rënien nga grupi.
Shkarkimi apo largimi i Zidanes nda Santiago Bernabeu ka bërë që mediat të flasin për emra të përveçëm si pasues të tij.
Drejtuesit e Mbretërve thuhet se kanë qenë në kontakt me argjentinasin Pochettino për ta zëvendësuar Zidanen në krye të ekipit.
Sipas gazetës Sport, Pochettino është kandidati kryesor për ta zëvendësuar atë dhe bisedimet tashmë janë duke u zhvilluar mes palëve.
Një emër tjetër që lidhet me punën e trajnerit të Reali është legjenda Raul Gonzalez. /Telegrafi/
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...