Real Madridi raportohet t’i ketë vendosur një çmim prej 80 milionë euro sulmuesit uellsian Gareth Bale.
Bale raportohet të jetë informuar nga trajneri i ‘Los Blancos’, Zinedine Zidane, se nuk do të jetë pjesë e planeve të tij për stinorin 2019/20, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, besohet nga të gjithë se 29-vjeçari do të refuzoj largimin nga Madridi këtë verë për shkak se ka edhe tri vite të mbetura në kontratën e tij luksoze.
Bazuar në një raport nga ESPN, gjiganti spanjoll do të dëgjojë ofertat rreth 80 milionë euro për uellsianin, i cili është përfolur shumë për rikthim në Tottenham Hotspur.
I njëjti raport pretendon se skuadra nga Superliga e Kinës, Shanghai Shenhua, është e përgatitur për të paguar pagën e Bales, por sulmuesi nuk është i interesuar për transferim në Kinë.
Bale ka shënuar 102 gola brenda 231 paraqitjeve te ‘Los Blancos’ brenda të gjitha kompeticioneve duke i ndihmuar skuadrës të sigurojë 13 torfe brenda gjashtë sezoneve në kryeqytetin spanjoll./arbresh.info/
Maqedonci, nderohet nga Ushtria e SHBA-ve
PDK: Tendenca për rishkrimin e historisë në shkollat tona, e...
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës