Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui, i ka dhënë miratimin e tij drejtuesve të klubit për transferimin e mbrojtësit anësor të Chelseat, Marcos Alonso, raporton Don Balon.
Mbrojtësi i krahut të majtë mund të transferohet si pasues i Marcelos në skuadrën e klubit madrilen, dhe drejtuesit e Real Madridit janë të gatshëm të paguajnë deri në 60 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e tij.
Megjithatë, “Të kaltrit” nuk pranojnë ta shesin spanjollin, pasi që ai është titullar në ekipin e tyre dhe trajneri i ri, Maurizio Sarri, e konsideron si një ndër lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së tij. Alonso u transferua në Chelsea para dy viteve nga Fiorentina për 23 milionë euro.
Gjatë këtij afati kalimtar, që të dy klubet e Madridit, Real Madridi dhe Atletico Madridi, u interesuan për Alonson, pasi kishin nevojë për përforcime në pozitën e tij. Real Madridi e ka huazuar Theo Hernandezin në Real Sociedad, ndërsa Atletico Madridi frikësohen se Filipe Luis mund të largohet për në Paris Saint-Germain.
Alonso e kishte filluar karrierën e tij në Real Madrid, para se të transferohej në Bolton Wanderers në vitin 2010. Gjyshi i tij kishte qenë lojtar i Real Madridit gjatë kohës kur madrilenët i kishin fituar pesë tituj të Ligës së Kampionëve
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...