Bazuar në një raport nga ‘AS’, Real Madridi është ende i interesuar për të nënshkruar me Mario Hermoson.
23-vjeçari spanjoll është aktualisht duke luajtur te Espanyoli dhe ka qenë aty që nga viti 2017, kur ai bëri këtë lëvizje nga Real Madrid B, transmeton portali arbresh.info.
Fatkeqësisht, ashtu siç ishte rasti gjatë sezonit të tij të parë në Bernabeu, Hermoso nuk është përzgjedhja e parë.
Real Madridi është ende duke i dhënë prioritet nënshkrimit të mundshëm me Militaon dhe rishfaqja e interesimit të tyre në Hermoson do të varet plotësisht nëse ata arrijnë të sigurojnë shërbimet e shënjestër së tyre kryesore.
Real Madridi thuhet të ketë vendos një klauzolë të riblerjes në kontratën e Hermosos, gjë që do t’i lejojë atyre për të siguruar shërbimet e tij për vetëm 6.6 milionë funta.
Kjo duket dhe është një tarifë jashtëzakonisht e lirë duke marrë parasysh kualitetin e lojtarit por kjo vë në pah gjithashtu llojin e dominimit dhe ndikimit që skuadrat e mëdha kanë në treg dhe kjo gjë duket se nuk do të ndryshojë në një të ardhme të afërt./arbresh.info/
“Zemra po më plas nga mungesa jote”, Selvije Jao zbulon pyet...
Fluks në pikën kufitare të Kakavijës, mbi 8 mijë hyrje-dalje...
Rama citon raportin e Këshillit të Evropës: Drejtësia shqipt...
42 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit
San Francisco “zhytet” në errësirë, 130 mijë banorë pa energ...
Çfarë u sekuestrua në shtëpinë e ish-pjesëtarit të MUP-it se...