Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka ndërmarrë masa ndaj një vozitësi, i cili është identifikuar duke bërë tejkalim të kolonës së automjeteve në mënyrë të kundërligjshme, duke shfrytëzuar trotuarin.
Sipas njoftimit, pas identifikimit nga zyrtarët policorë, ndaj vozitësit janë shqiptuar masa ndëshkuese në përputhje me legjislacionin në fuqi, konkretisht:
• gjobë në vlerë prej 200 euro,
• 2 pikë negative,
• dhe ndalesë e patentë-shoferit për tre muaj.
Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit rrugor, duke theksuar se veprime të tilla përbëjnë rrezik serioz për sigurinë e këmbësorëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në trafik./Arbresh.info

Sami Lushtaku: Nesër do e padis Albin Kurtin
Murat Jashari demanton Kurtin për çështjen e Presidentit: Jo...
Vengu: Protesta paqësore e studentëve në Maqedoninë e Veriut...
KQZ me udhëzime se si plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e...
Sami Lushtaku pas akuzave të Kurtit se deshi t’ia godas esko...
Kurti: Kryetari i Skenderajt tentoi ta godiste veturën time ...