Sot do të zgjidhet kryetari i Federatës së Futbollit e Kosovës. Kjo pritet të ndodhë në Kuvendin Zgjedhor, i cili do të zhvillohet nga ora 11:00 në Prishtinë.
Në këtë mbledhje, delegatët e futbollit do të zgjedhin presidentin e FFK-së për mandatin e ri katërvjeçar 2026–2030. Kandidat i vetëm në këtë proces është presidenti aktual, Agim Ademi, i cili synon mandatin e tij të tretë në krye të institucionit më të lartë të futbollit në vend. Ademi e mori drejtimin e FFK-së pas ndarjes nga jeta të legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.
Po ashtu, në rend dite është edhe zgjedhja e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.
Pjesëmarrjen në Kuvend e kanë paralajmëruar personalitete dhe përfaqësues të rëndësishëm të futbollit ndërkombëtar dhe institucioneve vendore, përfshirë Armand Dukën, zëvendëspresident i UEFA-s, përfaqësues të UEFA-s dhe FIFA-s, si dhe përfaqësues nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komiteti Olimpik i Kosovës.
Caktimi i këtij kuvendi për 5 shkurt ka ngjallur reagime, përfshirë MKRS, e cila ka kërkuar që para mbajtjes së kësaj mbledhje të bëhet harmonozimi i statutit të FFK-së me legjislacionin e vendit dhe me UEFA e FIFA. Por, një shkresë e këtyre dy institucioneve ka konfirmuar se Kuvendi i 5 shkurtit është legjitim dhe ka kërkuar që të mos ketë ndërhyrje të palëve të treta në proces.
Gjatë kësaj mbledhjeje do të aprovohet edhe buxheti i Federatës së Futbollit të Kosovës për vitin 2025, i cili është planifikuar të jetë rreth 25 milionë euro.
Punëtori lëndohet pasi bie nga një lartësi në Han të Elezit
Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet për një person...
Një person dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Podujevë...
Meta dhe YouTube humbasin gjyqin me një 20-vjeçare
Trump: Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje, por ka frikë ...
27 vjet nga masakrimi i 243 shqiptarëve në Krushë të Madhe