Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në lidhje me rastin e të shtënave me armë zjarri, ku një 40-vjeçar mbeti i plagosur pranë një pike karburanti në rrugën Gjilan-Kamenicë.
Sipas policisë, prej tyre janë konfiskuar; 7 gëzhoja të kalibrit 9mm, dy karikatorë me 18 fishekë të kalibrit 7.62 mm, celularë dhe dy vetura.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje
“VRASJE NË TENTATIVË Gjilan 04.02.2026-18:00. Është raportuar për një shkëmbim zjarrit në mes të dy grupeve nga vetura, ku i plagosur ka mbetur një mashkull kosovar i cili është dërguar në QKUK. Njësitet e hetuesisë kanë arritur që të identifikojnë tre persona të dyshuar meshkuj kosovarë, ku dy prej tyre janë arrestuar dhe nga ta janë konfiskuar; 7 gëzhoja të kalibrit 9mm, dy karikatorë me 18 fishekë të kalibrit 7.62 mm, celularë dhe dy vetura. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Arbresh.info
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...