Real Madridi raportohet se do të përpiqet për të nënshkruar gjatë verës së vitit 2021 me sulmuesin e Paris Saint Germain, Kylian Mbappen.
20-vjeçari tashmë është kthyer në njërin nga futbollistët më të mirë në botë falë performancave të tij sensacionale gjatë viteve të fundit, transmeton portali arbresh.info. Sezonin e kaluar, Mbappe ka shënuar 39 gola dhe ka krijuar 17 asistime brenda 43 ndeshjeve në të gjitha kompeticionet.
Në sezonin 2019/20, francezi ka shënuar dhe ka asistuar dy herë brenda gjashtë ndeshjeve deri tani. Paraqitjet e Mbappes këtë sezon janë limituar për shkak të lëndimeve por pritet të rikthej formën e tij menjëherë pas rikuperimit të plotë nga lëndimi.
Marca pretendon se presidenti Florentino Perez dëshiron të nënshkruaj me 20-vjeçarin dhe do të reagojë për transferimin e tij në verën e vitit 2021. Kontrata aktuale e Mbappes te PSG skadon në vitin 2022 dhe sipas Diario Gol, ai ka refuzuar kontratën e re të ofruar nga klubi.
Nuk do të jetë befasi për të parë një futbollist 20-vjeçar kaq të talentuar duke nënshkruar për Real Madridin.
Megjithatë, PSG është një negociator shumë i vështirë dhe me gjasë do të kërkojë një tarifë madhështore për transferimin e tij.
Don Balon pretendoi ditë më parë se Mbappe do të kushtonte 300 milionë euro./arbresh.info/
Veç për një muaj u sekuestruan dhjetëra automjete e patentë ...
Rrëzohet qeveria rumune
Gjuha e papranueshme ndaj Arbanës, reagon ashpër Ermal Mamaq...
Koncerti i Kanye West në Tiranë – Shitja rekord biletash, 10...
Haxhiu priti nxënësit që përfaqësuan Kosovën në EMO 2026 dhe...
Ministri Muja vizitoi fermerët në Komunën e Pejës, prezanton...