Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një person përfundon në spital

14:20 | 6 Maj 2026
E.K

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 12:43 në fshatin Jagodë të Klinës.

Në aksident janë përfshirë një tren dhe një mjet pune – valak (ngjeshës).

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se i lënduari është dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, hetuesit e aksidenteve dhe hetuesit e aksidenteve hekurudhore, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të rastit.

“Personi i lënduar është dërguar për trajtim në emergjencën e Spitalit Rajonal. Në vendin e ngjarjes kanë dal policia, hetuesit e aksidenteve dhe hetuesit e aksidenteve të trenave të cilat po i zhvillojnë hetimet”, deklaroi Gashi.