Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen në platformën e KQZ-së për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit.
Përmes një video-adresimi në profilin e tij në Facebook, Kurti theksoi rëndësinë e këtij procesi dhe ftoi mërgimtarët që nuk mund të vijnë fizikisht në Kosovë të aplikojnë sa më shpejt për votim nga jashtë.
“Nga sot nis sërish procesi tejet i rëndësishëm i regjistrimit të votuesve që votojnë nga jashtë vendit. Andaj, të gjithë ata që nuk mund të vijnë në Kosovë për të votuar fizikisht duhet ta bëjnë regjistrimin sa më parë”, deklaroi ai.
Sipas njoftimit, afati për regjistrim për shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit nis më 6 maj dhe përfundon më 17 maj.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...